Marrëveshja për emigrantët, Vasili: Shpjegimet që Shqipëria i ka borxh Italisë janë shumë fëminore
Deputeti i PL-së, Petrit Vasili ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit në Ora News ku u diskutua për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë. Vasili u shpreh bëhet fjalë për një marrëveshje shumë të rëndësishme e të pazakontë për shtetin shqiptar dhe se shpjegimet që ne i kemi një borxh Italisë janë shumë fëminore.
"Shpjegimet që Shqipëria i ka një borxh etj, janë shumë fëminore për të justifikuar një aferë kaq të madhe. Bëhet fjalë për një marrëveshje shumë të rëndësishme, ta pazakontë e të pangjarë në shtetin shqiptar.
Ky justifikohet se ne jemi këtu se kemi ca borxhe ca detyrime. Këtu bëhet fjalë për interesa shtetërore. Gjëja më e rëndë që ka ndodhur është që asnjë figurë politike në 100 e ca vhet, ky kryeministër shfaqet si pronar i një ngastre toke që e bën si të dojë", tha ndër të tjera Vasili.
