Kaosi në Kuvend, Ilda Dhori: Si deputete i mbështes kolegët në këtë betejë, por si qytetare, jam e lodhur nga dhuna
Prej ditësh tashmë deputetët e opozitës protestojnë në Komisionet dhe seancat Parlamentare, ndërsa si për t’i hedhur benzinë zjarrit ka shërbyer edhe vendimi i socialistëve që mbledhjet të zhvillohen online.
Situata ka degraduar ditën e djeshme ku deputetët e opozitës u përballën me mbylljen dyerve të godinës së Kryesisë së Kuvendit, ccka i detyroii ata të nisnin kapërcimin e kangjellave dhe të futeshin brenda edhe nga dritaret
Ndërkaq tensione janë shënuar edhe gjatë ditës së sotme ku debatet janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve dhe e njëjta situatë edhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, cka ka bërë që mbledhjet respektove të ndërpriten dhe të shtyhen.
Pikërisht kjo situatë është parë me kërshëri edhe nga deputetja demokrate Ilda Dhori, e cila në një intervistë për “Ora News” sqaroi dhe arsyet e mungesës së saj në Kuvend në këto ditë të trazuara.
Ajo tha se arsyeja ishte krejtësisht familjare, pasi ajo prej pak javësh është bërë së fundmi nënë.
Ndërkaq ajo tha se si deputete i mbështet kolegët e saj.
"Por si qytetare, jam e lodhur me skenat e dhunës”, theksoi Dhori.
Po ashtu, ligjvënësja demokrate u shpreh lufta për komisionin e reformës zgjedhore po bëhet për caktimin e deputetit Oerd Bylykbashi në këtë komision.
Rikujtojmë se mazhoranca ka kaluar online disa prej mbledhjeve të Komisioneve, pas tensioneve dhe bllokimit që u kanë bërë deputetët e opozitës.


