Marrëveshja e emigrantëve, Kepi: Ka shkelur Konventën Ndërkombëtare dhe Kushtetutën italiane
Gazetarja e Ora News, Alba Kepi ishte e ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë. Kepi u shpreh se kjo marrëveshje shkel konventën ndërkombëtare por edhe kushtetutën italiane.
"Marrëveshje e cila ka shkelur jo vetëm konventën ndërkombëtare për të garantuar të drejtën e azilkërkuesve në vendet e BE. Por sipas ekpertëve italianë ka shkelur edhe kushtetutën italiane.
Konsiderohet si një burgosje e emigrantëve të cilët ka për detyrim ti strehojë dhe ti mikpresë Italia, burgosja e tyre bëhet ose transferohet në territorin shqiptar.
Konsiderohet vërtet një burgosje si një akt i cili shkel pra në mënyrë flagrante jo vetëm kushtetutën e legjislacionit europian të vendeve anëtare por edhe kushtetutën kombëtare të shtetit italian', tha ndër të tjera Alba Kepi.
