“Nuk kalon” Deputetët e opozitës bllokojnë hyrjen e komisioneve me karrige ulur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2023, 13:27
Është tensionuar sërish situata në Kryesinë e Kuvendit mes mazhorancës dhe opozitës.
Pa minuta më parë, deputetët e opozitës kanë bllokuar derën e sallës ku po mbahet mbledhja.
Ata kanë vendosur karrige tek dera dhe janë ulur aty, duke mos lejuar që të futen anëtarët.
Ndërkohë mbledhjet e tjera parlamentare janë duke u zhvilluar online, në pamundësi për tu zhvilluar fizikisht.
