Salianji: Në kufinjtë e skandalit që kryeministri e mbajti të fshehtë edhe pasi e kishte firmosur marrëveshjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2023, 21:12
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë. Salianji u shpreh se është në kufijtë e skandalit që kryeministri e mbajti të fshehtë edhe pasi e kishte firmosur marrëveshjen për emigrantët.
"Ajo që bën përshtypje dhe është në kufijë e skandalit është që kryeministri e mban në mënyrë të fshehtë edhe pasi e ka firmosur marrëveshjen, pra ka dalë vetëm pak orë përpara lërë më të diskutonë përpara me institucionet për një marrëveshje e cila ka pasoja për Shqipërinë.
Për shtetin italian ka përfitime. Në Shqipëri diskutohet se Rama ka anashkaluar institucionet. Nuk e ka merak që ta hajë turpin me bukë", tha ndër të tjera Salianji.
