Baçi: Në këtë rast kryeministri është i pandershëm sepse nuk bëhet fjalë për Italinë apo për marrëdhëniet mes dy vendeve

Publicisti , Agim Baçi ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë. Baçi u shpreh se në këtë rast kryeministri është i pandershëm spese nuk bëhet fjalë për Italinë apo për marrëdhëniet mes dy vendeve.

"Padyshim që Italia është një vend shumë i rëndësishëm për shqiptarët edhe ne mirënjohjen për to e kemi, por në këtë rast kryeministri është i pandershëm sepse nuk bëhet fjalë për Italinë.

Këtu bëhet fjalë për një marrëveshje shumë më të madhe, që janë vende të treta, që është ngritur me të madhe në Itali sesi do përzgjidhen, kush i përzgjedh. Ne duhet të jemi të qartë në këtë pikë që kryeministri këtu duke përdorur arrogancën e tij që mendon se cdo institucion do të përkrahi dhe do të miratojë atë vendim që ai merr.

Ne vendimet e tij i marrim vesh në konferenca shtypi me të huajt", tha ndër të tjera Baçi