Idrizi: Greqia nuk e bën Censin me vetëdeklarim, sepse do të dilnin nja 1 milionë shqiptarë aty
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2023, 21:47
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se Greqia nuk e bën Censin me vetëdeklarim sepse do të dilnin nja 1 milionë shqiptarë.
Idrizi: Greqia nuk e bën Censin me vetëdeklarim sepse do të dilnin nja 1 milionë shqiptarë, pa futur aty emigrantët dhe arvanitasit. Këta që nuk e bëjnë për vete, na bëjnë ne presin që ta bëjmë Censin me vetëdeklarim.
Ndërkohë këtu është hequr amendamenti i PDIU-së në vitin 2011 që e sillte në një rrafsh normal këtë vetëdeklarim.

