Çollaku kundër deputetëve të PD-së: Një opozitë që kacavirret në dritare, fiks si e do Rama
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku nuk është dakord me aksionin e pjesës tjetër të PD-së e cila edhe sot u ballafaqua me Gardën dhe u fut nga dritarja në Kryesinë e Kuvendit.
Çollaku shkruan se një opozitë që kacavirret nëpër dritaret e parlamentit, është fiks opozita qe i duhet Edi Ramës.
Çollaku: Nje opozite qe kacavirret neper dritaret e parlamentit, eshte fix opozita qe i duhet Edi Rames. Nje opozite qe me kaq shpejtesi mbledh kaq refuzim qytetar rreth vetes, eshte fix opozita qe i duhet Edi Rames. Nje opozite qe per Kosoven bashkon voten me “argatin e Vucic”, por per karriget e ofiqet e veta permbys parlamentin,eshte fix opozita qe i duhet Edi Rames.
Nje opozite e tille ,nuk eshte Opozita qe permbys Ramen. Nje opozite e tille i fal Rames mandatin e katert,dhe ky nuk eshte krim vetem ndaj demokrateve por dhe ndaj rithemelisave,dhe me gjere akoma, nje krim ndaj Shqiperise. Ndaleni kete marrezi,perfituesi i vetem i dhunes ne parlament eshte Edi Rama. Humbesi i vetem prej dhunes ne parlament eshte Opozitarizmi.
