Rama vizite pune në Itali, pritet nga kryeministrja Giorgia Meloni: Marrëveshje për përballimin e refugjatëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2023, 16:06
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë pune në Itali.
Kryeministri u prit me ceremoni shtetërore në Palazzo Chigi në Romë nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.
Në vijim dy kryeministrat zhvilluan një takim me dyer të mbyllura në përfundim të së cilit do të kenë edhe një komunikim për mediet.
Rama shoqërohet në këtë vizitë nga 3 ministra të kabinetit, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Brendshëm Taulant Balla.
