Censi/ Çuçi: Nesër mund të sjellë probleme etnike, aktualisht është një problem i madh në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2023, 21:35
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, pedagogia Ornela Çuçi u shpreh se Shqipëria nuk ka pasur probleme etnike, por mund të lindin pas bërjes së Censit.
Çuçi: Ne jemi një vend që rrethohemi nga shqiptarë. Problemet etnike i kanë pasur ata dhe jo ne. Duke u nisur qysh nga qytetarët tanë, nuk e kanë ndjesinë se mund të sjellë nesër një probleme etnik. Jemi duke jetuar në një problem të madh ndërkombëtar që nis dhe përfundon tek etnitë.
Ne duhet të jemi shumë më të kujdesshëm në atë që duhet të ndërmarrim në lidhje me këtë çështje. A kemi një koncept për ndjesinë e etnisë?
