Incidentet në Kryesinë e Kuvendit, Çipa: Politika ka ikur nga institucioni dhe ka dalë në rrugë
Kreu i Unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa në një intervistë në Ora News foli për incidentet sotshme në Kryesinë e Kuvendit ku deputetët e opozitës nuk u lejuan të futeshin brenda, por gjithsesi ato arritën të futeshin përmes dritareve. Çipa u shpreh se politika ka dalë nga institucioni dhe ka dalë në rrugë.
"Duket se politika ka dalë nga institucioni dhe ka dalë në rrugë. Është një përgjegjësi e dyfishtë por përgjegjësinë për imazhin e keq të politikës shqiptare është e pahijshme për Shqipërinë e vitit 2023.
Ajo që kemi parë sot në Kryesinë e Kuvendit as më pak as më shumë është një ripërsëritje e sekuencave të konfliktit të tranzicionit të sjelljes barbare ndaj institucioneve dhe në mënyrë të vecantë për një konflikt i cili mesa duket dëshmon papërgjegjshmërinë e klasës tonë politike.
Nuk ka asgjë inteligjente dhe asgjë prej politikbërje në ato sekuenca që kemi sjellë në kamerat e mediave tona", tha ndër të tjera Çipa.
