Ndroqi: Këto janë 3 pyetjet që janë të lira në formularin e Censit, qytetari mund të mos përgjigjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2023, 21:43
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Rusen Ndroqi, nga INSTAT u shpreh se janë vetëm 3 pyetje të cilat janë të lira për të mos u përgjigjur nga qytetarët në raport me Censin.
Ndroqi: Janë 3 pyetje që janë të lira në formularin e Censit; për identitetin etnik, gjuhën dhe fenë, për të cilat qytetari mund të mos përgjigjet. Ndërsa për pyetje e tjera në formular qytetari është i detyruar që t’i përgjigjet.
