PO NDODH/ Nikolla ua mbyll derën e Kuvendit, deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë me forcë në Kryesi, por ndalohen nga Garda: Gangsterrë ...

Tensione para Kryesisë së Kuvendit. Tetë deputetë të opozitës kanë tentuar që të hyjnë në godinë, por janë penguar nga Garda.

Siç shihen nga pamjet e transmetuara live nga "Ora News", deputeti i PD-së, Ervin Salianji, Flamur Noka, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, të udhëhequr nga Sali Berisha, që nuk janë lejuar që të hyjnë në Kryesi, ku do të mbahen edhe mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, e thirrur nga Gazment Bardhi.

ish-kryeministri Berisha i rrethuar nga gardistët theksoi se ky është një akt i shëmtuar dhe i pashembullt në historinë 32-vjeçare të pluralizmit.

"Ky është parlamenti i Edi Ramës. Ky është parlamenti i Spiro Kolekës. Ky është parlamenti i një organizate kriminale të strukturuar. Shikoni çfarë ndodh, deputetët nuk lejohen të vijnë në zyrën e tyre.

Ky është një akt i shëmtuar, ky është një akt i pashembullt në historinë 32-vjeçare të pluralizmit. Ky akt tregon tmerrin e Edi Ramës, tmerrin e organizatës së tij kriminale. Deputetët nuk mund të ndalohen në zyrat e tyre.
Deputetët nuk mund të ndalohen të mblidhen në grupin e tyre.

Kjo që bën Edi Rama, është akti më i shëmtuar, më i paprecedent. Të kërkon kohën kur dajo i tij kërkonte të fuste tanket dhe ushtrinë në protestën e studentëve. Kjo është fytyra më e turpshme e këtij institucioni, që në vend që të mbrojë interesat e qytetarëve, mbron interesat kriminale të Edi Ramës dhe bandës së tij.

Ju nuk mund të bllokoni deputetët të shkojnë në zyrat e tyre. Ky Kuvend kaloi në klandestinitet. U bëj thirrje qytetarëve që të kuptojnë se cili është regjimi i Edi Ramës sot. U mbyll dyert deputetëve për të kaluar në zyrat e tyre, ndërsa deputetët e vet i kalon në klandestinitet në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

Nuk ka akt më të shëmtuar, kurrë nuk ka ndodhur, as në Bjellorusinë e Lukashenkos. Ky është parlamenti Rama-Linda! Deputetët e opozitës janë të vendosur të përmbushin detyrimet e tyre. Edi Rama i ka hyrë lepuri në bark, i është kallur data nga krimet dhe pasuritë e paligjshme", deklaroi ish-kryeministri Berisha.

Ndërkaq, gazment Bardhi theksoi se kjo është fuytyra e vërtetë r Edi Ramës. "Nuk po na lënë të bëjmë as mbledhjen e grupit parlamentar", theksoi Bardhi.