Kryebashkiaku i Kamzës nuk e shmang dot më drejtësinë, Rakip Suli shkon në SPAK, ja pse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2023, 10:35
Paraditen e kësaj të hëne, Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli nuk e ka shmangur dot paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime ne lidhje me një hetim të çelur për shpërblimet e tërmetit.
Prokuroria po kryen hetimet ndaj Suli dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe z.Suli të japë shpjegime.

