"Liri për babanë"! U fut si zëvëndësues dhe shënoi gol, Luis Diaz ia dedikon babait të rrëmbyer

Kolumbiani Luis Diaz ishte vendimtar sot për Liverpoolin. The Reds ishin në disavantazh në fushën e Luton, pasi vendasit kaluan përpara në minutën e 80′.

Jurgen  Klopp vendosi të fuste në lojë Diazin në minutën e 84′. Kolumbiani ka kaluar ditë të vështira këto kohë pasi i janë rrëmbyer të dy prindërit që jetojnë në Kolumbi nga një organizatë që quhet “Ushtria për Çlirimin Kombëtar”. Megjithëse e ëma u lirua, babai mbetet ende peng.

Pavarësisht këtyre Diaz shënoi golin e barazimit në minutën e 95. Poshtë fanellës ai kishte një bluze ku shkruhej në spanjisht: Liri për babanë.

Trajneri Klopp pas ndeshjes lavdëroi 26-vjeçarin duke thënë se është një moment i jashtëzakonshëm për të dhe është e mrekullueshme se si Diaz ka qëndruar pranë skuadrës këtë javë duke u stërvitur dhe duke qenë deçiziv sot në fushën e lojës.