Skëderbeu ndalon Tiranën në Korçë, Laçi shtang në fund Teutën

Mbyllet në barazim sfida mes Skënderbeut dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 12-të në Superiore. Një sfidë me shumë raste për korçarët, që kishin raste të shumta, por sërish nuk ia dolën të fitojnë.

Një gol i shënuar nga Ardit Nikaj me penallti në minutën e 26-të, i dha avantazhin Skënderbeut.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, Tirana arriti të barazojë shifrat, me sulmuesin Kaina që përfitoi nga një top i mbetur në zonë, për ta dërguar në rrjetë.

Skënderbeu mban vendin e 6-të me 14 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e tretë me 18 pikë.

Teuta humb dy pikë në fund përballë Laçit në “Niko Dovana”, ku e pësoi golin e barazimit (1-1) në minutat shtesë.

Skuadra e Edi Martinit mori epërsinë falë golit të shënuar nga Klejdi Daci në fundin e pjesës së parë, por nuk mundi ta ruante avantazhin. Kurbinasit barazuan në shtesë me Myrtën.