VIDEO/ Dy gola për tre minuta, Roma fiton me përmbysje të çmendur ndaj Lecces së Ramadanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2023, 21:08
Roma ka arritur një përmbysje spektakolare ndaj Lecces së Ylber Ramadanit në “Olimpico”.
Skuadra Mourinhos pati mundësinë për të marrë avantazhin në minutën e 5-të, por Lukaku nuk ia doli të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, pasi u ndal nga Falcone.
Sfida vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 72-të, kur pas një kundërsulmi, Almqvist gjen gjeti golin e avantazhin për miqtë.
Kur dukej e pashpresë, Roma gjeti barazimin me Azmoun dhe vetëm tre minuta më pas Lukaku shënoi golin e përmbysjes së madhe, gjithçka e ndodhur në kohën shtesë.
Roma ngjitet në vend të tetë me 17 pikë, ndërkohë që Lecce qëndron në vend të 11-të me 13 pikë pas javës së 11-të të Serie A.

