VIDEO/ Luis Diaz i shpëton nderin Liverpool-it në minutën e 95
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2023, 20:56
Liverpool barazoi ditën e sotme ndaj skuadrës së Lutonit me rezultatin 1-1.
Gjithçka u vendos në fundin e lojës. Ajo çka cilësohej si një transfertë e lehtë në letër për “The Reds” rezultoi një “kockë e fortë”. Lojtari i vendasve Chong shënoi për Luton në minutën e 80′.
Më pas trajneri Klopp futi në lojë kolumbianin Luis Diaz, të cilit iu deshën 10 minuta në fushë për të realizuar golin e barazimit në të 95-tën.
Me këtë barazim Liverpool ruan pozitat e saj në vendin e tretë në renditje pas 11 javëve kampionat.

