VIDEO/ Nuk iu dha një penallti, Iago Aspas plas në tokë monitorin e VAR
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2023, 20:18
Iago Aspas nuk përmbahet dhe në ndeshjen mes Celta Vigos dhe Sevilla iu drejtua monitorit të VAR duke e përplasur atë në tokë.
Në kohën shtesë të pjesës së dytë pati një episod ku lojtarët e Celtas kërkuan penallti.
Arbitri akordoi 11-metërsh, por pas ndërhyrjes së VAR, u afrua te monitori dhe anuloi vendimin e tij të parë.
Aspas që ishte në stol nuk i mbajti nervat dhe u afrua tek monitori duke e përplasur atë në tokë.
Një video që tashmë është shpërndarë kudo dhe po bën xhiron në rrjetet sociale.
Iago Aspas has had enough of VAR ???????? pic.twitter.com/d1hgBOTOzK
— Footy Humour (@FootyHumour) November 5, 2023

