VIDEO/ Cikalleshi protagonist në Turqi, shënon me stil “Panenka”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2023, 19:46
Sokol Cikalleshi ka realizuar gol këtë të diel me skuadrën e tij Konyaspor në Turqi, duke shmangur humbjen në shtëpi ndaj Karagumruk dhe duke i dërguar mesazhe pozitive trajnerit Sylvinho.
Sulmuesi shqiptar ktheu në gol me stil “Panenka” një 11-metërsh në minutën e 97 duke e vulosur rezultatin në 1-1.
Megjithatë, kjo ishte pika e parë në 4 ndeshje në shtëpi për skuadrën e Cikalleshit dhe duket se nuk mjaftoi për të ndalur koret e tifozëve për largimin e trajnerit.
KONYASPOR RESCUES ONE POINT IN THE LAST SECOND!!
— Football in Türkiye ⚽️???????? (@KaralarOsman1) November 5, 2023
CIKALLESHI WITH A COLD BLOODED PANENKA!!
90+7' Konyaspor 1 - 1 Fatih Karagümrükpic.twitter.com/c2BoAoXtxm

