Nuk e ka arritur as Lewandowski, Kane thyen një tjetër rekord pas tripletës kundër Dortmundit

Harry Kane Kejn është njeriu i momentit te Bajerni i Mynihut, me sulmuesin anglez që po tregon se çdo qindarkë për të ja ka vlejtur.

I ardhur për 104 milionë paund këtë verë, 30-vjeçari vendosi një rekord të ri në Bundesligë pas tripletës kundër Borusias së Dortmundit në “Klasiken” e futbollit gjerman.

Kane u bë kështu lojtari i parë në Bundesligë që arrin kuotën e 15 golave në 10 ndeshjet e para, shifër që nuk e ka arritur as Lewandowski.