Superliga, “Kukësi” dhe “Dinamo” barazojnë 0-0

Ndeshja e dytë e javës së 11-të e superligës shqiptare të futbollit, mes “Kukësit” dhe “Dinamos” ka përfunduar në barazim pa gola.

Ndeshja e zhvilluar në “Kukës Arena” pati prani të vogël tifozësh në stadium, ndërkohë që rastet ishin të pakta. “Dinamo” gjeti edhe golin, por gjyqtari e anuloi për pozicion jashtë loje.

Me këtë barazim “Kukësi” ngjitet në kuotën e 14 pikëve, në vendin e katërt, ndërsa Dinamo për momentin lë vendin e fundit për Teutën dhe me 12 pikë renditet në pozicionin e nëntë.