Nga rivaliteti me Ronaldon tek Haaland dhe Mbappe, Messi: S’do habitesha nëse Topin e Artë do e fitonte Haaland apo Mbappe
Rivaliteti Ronaldo-Messi ka dominuar futbollin në 15 vitet e fundit dhe duket se dilemave se kush është futbillisti më i i mirë i kësaj epoka i ka dhënë përgjigje edhe topi i 8 i artë i fituar nga Argjentinasi, kundrejt 5 të fituar nga portugezi.
E megjithatë, pavarësisht polemikave, zgjedhjet e tyre për të braktisur futbollin evropian për të luajtur njëri në Amerikë, e tjetri në Arabi është edhe lëvizja e parë që tregon se ata janë gati për t’u hapur krahun talenteve të së ardhmes.
Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë dy yje në ngjitje, dhe ishin rivalët e Lionel Messit në ndarjen e çmimit të Topit të Artë për sezonin që lam pas.
E nëse njëri prej tyre do ta kishte fituar këtë trofe, për agjentinasin nuk do të ishte një habi. Madje në një interivistë prë France Futbool ai parashikon se dy futbollistët do të jenë rivalë në të ardhmen prë të fituar trofeun prestigjioz të Topi të Artë.
Haaland pati një sezon të jashtëzakonshëm. Shënoi 56 gola në 57 ndeshje për klubin dhe kombëtaren e tij, fitoi Champions League-n dhe fitoi tripletën e trofenjve me Manchester City-n.
“Jam i sigurt se ai do të jetë një nga lojtarët që do të nominohet rregullisht për Topin e Artë në vitet e ardhshme. Nuk do të habitesha nëse ai e fiton shumë shpejt, u shpreh Messi për Norvegjezin.
Edhe për Kylian Mbappe vlen e njëjta gjë
“Ai është një nga futbollistët që mund ta fitojë çmimin çdo vit sepse është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë”- ka vënë në dukje argjentinasi.
Por teksa në të ardhmen duket se vështirë se do të flitet më triumfet e Cristiano Ronaldos apo Lionel Messit, të cilët po shkojnë drejt mbylljesë së karrierës, mbetet për t’u parë nëse rivaliteti Haaland- Mbappe do të jetë në nivelin e tyre.
