Shënoi dy gola në fitoren e City-t, Guardiola krahason Bernardo Silvën me Lionel Messin

Manchester City fitoi dje me rezultatin e thellë 6-1 ndaj ekipit të Bournemouth.

Portugezi Bernardo Silva ishte protagonist pasi shënoi 2 gola. Pas sfidës trajneri i skuadrës Pep Guardiola thuri elozhe për mesfushorin duke e mkrahasuar madje edhe me Lionel Messin.

“Është një lojtari i jashtëzakonshëm”, tha Guardiola për BBC. “Shënoi dy gola të shkëlqyer. Aksioni tek goli i dytë u duk si Messi, Messi ka shënuar ashtu shumë herë., Çdokush është i lumtur që ai është këtu.”

Nuk është hera e parë që trajneri flet me lëvdata për Bernardo Silvën. Edhe javën e kaluar Guardiola e përgëzoi për thjeshtësinë e tij edhe jashtë fushe dhe të qenit një lojtar mjaft inteligjent në lojë.