Bonusi 5 mijë lekësh për pensionistë në fundvit, por çmimet e shportës për ta janë shumë të larta

Garantimi i bonusit 5 mijë lekësh gati dy muaj para fundvitit i ka gëzuar pensionistët.

“Qenkan duke na e dhënë. Më shumë duhet.”

Por ajo çfarë i bën ata pesimistë, janë çmimet e larta të produkteve të shportës.

“Të blesh gjel jo njëherë. Nuk del. As perime nuk merren dot. Nuk marrim as qumësht dhe mish.”

Indeksimin e pensioneve në masën 8.6%, është i pamjaftueshme, pasi thonë se shpenzimet mujore janë të larta.

“150 mijë marr unë. Del me kaq para. Nuk dalin as për ilaçe.”

Bonusin e qeverisë për festat e fundvitit sipas ministrit të Ekonomisë do të përfitojnë 717 mijë pensionistë.

Ndërkohe buxheti i vitit 2024 parashikon 77 milion euro indeksimin dhe bonuset për vitin e ardhshëm.