Buxheti 2024, 3,2 milionë lekë të reja për diplomacinë

Buxheti për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2024 është një instrument i rëndësishëm për planifikimin dhe financimin e detyrave të kësaj ministrie në vitin e ardhshëm.

Buxheti është ndarë në disa kategoritë kryesore të shpenzimeve, përfshirë Shpenzimet e Korrente, Shpenzimet Kapitale, Financimin e Brendshëm, dhe Financimin e Huaj.

Totali i shpenzimeve buxhetore për MEPJ në vitin 2024 do të jetë 3,239,300 lekë.

Sa i përket shpenzimeve korrente ato do të jenë 3,186,300 lekë. Ndërsa shpenzimet kapitale do të jenë 53,000 lekë.

Shpenzimet e korrente përfshijnë koston e operacioneve të përditshme të ministrisë, ndërsa shpenzimet kapitale përfshijnë investimet në projekte dhe infrastrukturë të re.

Sa i përket zërave të ndryshëm buxhetor, për planifikimin, menaxhimin dhe administrimi totali i shpenzimeve buxhtore shkon në  354,800 lekë.

Shpenzimet buxhetore për mbështetjen diplomatike jashtë shtetit shkojnë në 2,568,000 lekë

Sa i përket aktivitetit diplomatik dhe konsullor të MEPJ, shpenzimet buxhetore shkojnë në 316,500 lekë.

Ky buxhet është një mjet kyç për menaxhimin dhe planifikimin e aktiviteteve të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të siguruar që detyrat diplomatike dhe konsulltore të kryhen me efikasitet dhe që interesat e vendit janë të përfaqësuara në nivel ndërkombëtar.