Mete në Asamblenë e Përgjithshme “AmCham”: Dialogu mes biznesit dhe qeverisë i rëndësishëm

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë. I pranishëm në këtëevent ishte dhe i Ngarkuari me Punë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, David Wisner.

Ministri  Mete vlerësoi takimin si një mundësi shumë të mirë për të shtuar komunikimin me biznesin dhe për të ndarë politikat që po ndërmerr qeveria.

Ministri theksoi se fryma e bashkëpunimit dhe dialogu mes biznesit dhe qeverisë mbeten elementë të rëndësishëm në përpjekjen e përbashkët për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së të bërit biznes në vendin tonë.

Ministri  Mete tha se qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për përmirësimin e klimës së biznesit, si dixhitalizimi i shërbimeve publike, të cilat kanëkursyer kohë, kanë ulur abuzimet dhe kanë reduktuar barrierat për biznesin dhe qytetarët.

“Dëshiroj të theksoj angazhimin maksimal të qeverisëpër të përmirësuar më tej klimën e biznesit, në mbështetje të sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj.

Partneriteti shqiptaro-amerikan dhe thellimi i marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve mbart një potencial të pashfrytëzuar, për të cilin ne do të duhet të punojmë bashkarisht.

Kam besim që fryma e bashkëpunimit dhe e dialogut do të na ndihmojnë të përmirësojmë akoma më tej politikat dhe përmes tyre, të nxisim investimet vendase dhe të huaja, në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik”, u shpreh Ministri.

Ministri vuri në dukje faktin se Paketa Fiskale qëështë propozuar nga qeveria dhe do diskutohet këto ditë në Kuvend, duke marrë në konsideratë edhe rekomandimet e biznesit, parashikon ndryshime tëvogla.

Gjatë fjalës së tij, Ministri z. Mete bëri një përmbledhje të shkurtër situatës ekonomike në vend dhe të vlerësimeve më të fundit të institucioneve ndërkombëtare financiare, duke veçuar vendimin e fundit tëFATF/MONEYVAL për daljen e Shqipërisë nga lista gri.

Ministri tha se ekonomia shqiptare po ecën në një trajektore pozitive, gjë qëështë konfirmuar edhe nga FMN dhe BB, ndërsa qeveria parashikon që për vitin e ardhshëm ajo të rritet me 3.8%.

Investimet e huaja direkte janë rritur në vitet e fundit dhe për 6-mujorin e parë të vitit 2023 arritën afro 700  milionë euro. Në këtë aspekt, Ministri shprehu angazhimin për vijimin e reformave lidhur me përmirësimet ligjore, veçanërisht sa i takon një kuadri të unifikuar për investimet dheforcimin e shtetit të së drejtës.

Fjala e plotë e Ministrit Ervin Mete tek Asambleja e Përgjithshme “AmCham”:

Ju falënderoj për ftesën për të qenë pjesë e takimit tuaj të përvitshëm, të cilin e vlerësoj si një mundësi për të shtuar urat e komunikimit mes nesh, por edhe për të ndarë bashkërisht politikat që po ndërmarrim në kuadër të Projektbuxhetit dhe Paketës Fiskale 2024.

Fryma e bashkëpunimit dhe dialogu biznes –qeveri mbeten elementë të rëndësishëm në përpjekjen e përbashkët për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së të bërit biznes në vendin tonë.

Gjatë ditëve të fundit ka patur një sërë zhvillimesh pozitive, që besoj janë me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit, si edhe në përmirësimin e klimës së biznesit.

Veçoj lajmin shumë të mirë të daljes së vendit nga lista gri e FATF/MONEYVAL, si pasojë e reformave dhe masave të gjithëanshme gjatë viteve të fundit, në përmbushje të rekomandimeve të bëra nga struktura ndërkombëtare monitoruese në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Ky është një vendim me një sërë ndikimesh pozitive, qoftë në aspektin reputacional, ashtu edhe sa i përket perspektivës së zhvillimit ekonomik, klimës së biznesit, investimeve, si edhe lehtësimit të kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit.

Është gjithashtu një lajm inkurajues dhe motivues për ne për të vazhduar më tej forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Së fundmi, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi se ekonomia shqiptare është shfaqur si një nga ekonomitë më të forta të rajonit.Perspektiva ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë pozitive.

Autoritetet kanë ndërmarrë një konsolidim të konsiderueshëm fiskal në vitet pas pandemisë dhe borxhi publik pritet të jetë rreth 60 për qind në fund të 2023 dhe parashikohet të jetë i qëndrueshëm në periudhën afatmesme, vlerësoi FMN.

Edhe agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Standard & Poor’s” rishikoi në rritje perspektivën për Shqipërinë, nga e qëndrueshme në perspektivë pozitive. Ky rishikim, pas gati shtatë vitesh, është një tregues i progresit dhe trendit pozitiv të ekonomisë shqiptare.

Më vjen mirë që bazuar në gjetjet e anketimit të fundit të kryer nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) konstatohen përmirësime të ndjeshme në disa sektorë kryesorë, siç ishte përgjithësisht vlerësimi i klimës së të bërit biznes dhe pritshmëritë për përmirësim të mëtejshëm.

Patjetër që ka hapësirë për përmirësime të mëtejshme dhe në këtë drejtim, mbetemi të angazhuar për forcimin e mëtejshëm të frymës së bashkëpunimit dhe komunikimin në vijimësi mes Qeverisë dhe Biznesit. 

Përgjithësisht ekonomia shqiptare është duke ecur në një trajektore pozitive, gjë e cila u konfirmua edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare, ku së fundmi Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikuan në rritje parashikimet e tyre për rritjen ekonomike për vitin 2023.

Gjithashtu, në projeksionet për vitin e ardhshëm, ne parashikojmë një rritje reale prej 3.8%. Kjo rritje parashikojmë se do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, konsumi dhe investimet.

Janëinkurajuese shifrat e rritjes së investimeve të huaja në vend, si edhe të dhënat e fundit lidhur me numrin e turistëve, ku në periudhën janar-shtator rreth 8.3 milionë vizitorë të huaj kanë ardhur në Shqipëri.

Vitin e kaluar Investimet e Huaja Direkte kapën një shifër rekord prej 1.3 miliardë euro dhe trendi vijon të mbetet pozitiv, ku 6-mujorin e parë investimet e huaja direkte arritën afro 700  milionë euro.

Gjithashtu do të vijojmë të punojmë për çuarjen përpara të reformave të nisura që kanë të bëjmë me përmirësimet ligjore, veçanërisht sa i takon një kuadri të unifikuar për investimet, por edhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Kualifikimi i forcës së punësdhe rritja e punësimit dhe aftësimit të të rinjve është një prejsynimeve kryesore dhe në këtë kuadër po ndërmarrim një sërë projektesh, siç është edhe skema e Garancisë Rinore, me qëllim integrimin sa më të shpejtë në tregun e punës edhe të të rinjve që nuk janë të punësuar, nuk kanë edukim apo trajnim.

Sa më shumë i afrohemi rrugës drejt BE, aq më shumë konkurrencë ka për vende pune dhe për kapital njerëzor dhe kjo është një arsye më shumë që duhet të na fokusojë te investimi në kapitalin njerëzor, duke qënë sa më konkurrues për vendet e rajonit dhe duke avancuar drejt standardeve të BE-së. 

Në këtë frymë, vitin e kaluar nisi reforma e pagave në sektorin publik dhe me mbështetjen financiare për rritjen e mëtejshme në projektbuxhetin e vitit 2024 synohet që paga mesatare në sektorin publik të arrijë në 900 euro.

Më vjen mirë që këto masa të ndërmarra në sektorin publik kanë nisur tëndiqen edhe nga biznesi dhe vlerësoj se kjo është një gjë pozitive, pasi politikat tona për përmirësimin e cilësisë së punësimit është e domosdoshme të ecin paralelisht.

Nga ana tjetër janë ndërmarrë një sërë masash për përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e investimeve të huaja direkte.

· Shërbimet digjitale publike kanëkursyer kohë, kanë ulur abuzimet dhe kanë reduktuar barrierat për biznesin dhe qytetarët. Ndërkohë qëpo punohet për përmirësimin e mëtejshëm të tyre.

·“Dogana pa Letra” ka lehtësuar drejtpërdrejt tregtinë dhe procedurat doganore, duke ulur edhe më tej kostot dhe kohën e procesimit.

·Marrja e statusit të Operatorit të Autorizuar Ekonomik nga një sërë biznesesh që certifikohen ka krijuar lehtësi në zhvillimin e tregtisë me qëllim integrimin drejt tregut rajonal dhe më gjerë.

·Cilësia e shërbimeve ka shënuar përmirësim, edhe pse patjetër ka ende punë për t’u bërë.

· Janë ndërmarrë përmirësime ligjore në frymën e standardeve ndërkombëtare dhe përmirësime në procedurat doganore dhe tatimore. 

Sa i takon Paketës sëre fiskale,duke konsideruar edhe rekomandimet e biznesit, propozimet për ndryshime janë të pakta, duke qënë se ndryshimet e shpeshta të masave fiskale nuk i shërbejnë planifikimit afatgjatë  të bizneseve.

Të nderuar pjesëmarrës,

Në përfundim të fjalës sime dëshiroj tëtheksoj edhe një herë angazhimin maksimal të qeverisëpër të përmirësuar më tej klimën e biznesit, në mbështetje të sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj.

Partneriteti shqiptaro-amerikan dhe thellimi i marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve mbart një potencial të pashfrytëzuar, për të cilin ne do të duhet të punojmë bashkarisht.

Kam besim që fryma e bashkëpunimit dhe e dialogut do të na ndihmojnë të përmirësojmë akoma më tej politikat dhe përmes tyre, të nxisim investimet vendase dhe të huaja, në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik.