Projektbuxheti për vitin 2024, Pano Soko: Duhet të fillojmë të shkojmë drejt dyfishimit të subvencioneve që japim për fermerët

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", për të folur rreth projektbuxhetit për vitin e ardhshëm, ka qenë eksperti i ekonomisë, Pano Soko.

"Situata e produkteve shqiptare, në tregun shqiptar, do të përkeqësohet.

Pse po humbasim ne treg? Sepse mallrat që vijnë nga jashtë janë më të lira se mallrat që prodhohen këtu brenda. Mallrat që vijnë nga jashtë marrin subvencione shtetërore.

Mallrat nga jashtë do të kenë tendencë të kapin akoma më shumë treg.

Ne duhet të fillojmë të tentojmë, të shkojmë drejt dyfishimit të subvencioneve që japim për fermerët këtu në Shqipëri, që produkti shqiptar të kapi të paktën tregun shqiptar", u shpreh Pano Soko.