Pr/buxheti 2024, të ardhurat nga kontributet programohen 156.7 miliardë lekë
Në projektbuxhetin e vitit 2024, të ardhurat gjithsej nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore janë programuar të jenë 156.7 miliardë lekë.
Referuar relacionit të pr/buxhetit, këto të ardhura janë në rritje krahasuar me vitin 2023 për 13.3 miliardë lekë, ose 9.3%.
Rritja e programuar e të ardhurave mbështetet në rritjen ekonomike të projektuar me efekt në punësim dhe contribute, efektet nga rritja e pagave dhe kontributeve si rezultat i zbatimit të reformës së pagave në administrate, si dhe forcimin e kontrollit të punës në të zezë, nivelit të pagës të deklaruar dhe deviacionit të saj nga paga reale që përfitohet.
Ndërkohë, të ardhurat nga kontributet e mbledhura nga Administrata Tatimore për 9-mujorin e këtij viti janë realizuar në vlerën 102.6 miliardë lekë, me realizim në masën 11.3% më shumë se plani i periudhës.
Sektori i shërbimit rezulton me gjenerimin më të lartë në të ardhurat nga kontributet me vlerë 61.1 miliardë lekë. Sektori i tregtisë rezulton me të ardhura 15.8 miliardë lekë.
Sektori i prodhimit mblodhi si kontribute të ardhura në vlerën 16.3 miliardë lekë, ndërsa sektori i ndërtimit me të ardhura 6.4 miliardë lekë. Sektori i transportit rezuloi se ka mbledhur të ardhura në vlerën 3 miliardë lekë.


