Gati kallëzimet e reja penale për deputetët e opozitës, policia mësyn në Kuvend, nis hetimet për shkatërrimin e sallës

Menjëherë pas largimit të deputetëve nga godina e Kuvendit të Shqipërisë, policia e Tiranës ka mbërritur në oborr për të nisur mbledhjen e provave dhe fakteve për shkatërrimin e pronës publike që është salla e seancave plenare.

Ky vperim mund të çojë në të tjera kallëzime penale ndaj deputetëve të përfshire në këto shkatërrime pas kallëzimit të djeshëm të Bledjon Nallbatit për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tij socailist, Vullnet Sinaj.