Ndëshkim kush nuk lëshon faturë/ Paketa Fiskale 2024, 50 mijë lekë gjobë për kuponin deri në bllokim të biznesit
Në paketën e re fiskale propozohet rishikimi i ndëshkimeve për rastet e mos lëshimit të faturave tatimore. Por edhe taksa e karbonit përfshihet nga ndryshimet si dhe hiqet tvsh për blegtorinë dhe bletarinë në rastin e importeve
Në Paketën e re Fiskale, qeveria parashikon rishikimin e masave për disa nga shkeljet e bizneseve. Në nenin për lëshimin e kuponit tatimor, parashikohet heqja e nenit për rivlerësimin e biznesit, por shtohet se për ato subjekte që brenda një viti kapen dy herë duke mos lëshuar faturën gjoba do të jetë 50 mijë lekë, përfshirë edhe të vetëpunësuarit dhe 500 mijë lekë për koorporatat.
Në rastin kur janë biznese me tvsh do të ketë edhe rivlerësim tatimor për tre muajt e fundit. kur vepra konstatohet brenda një muaji, tatimorët do të veprojnë me bllokimin e biznesit. Vetëm në rastin kur paguhet gjoba do të hiqet vendimi për kufizimin e veprimtarisë
Edhe në rastin e tatimit të dyfishtë ka rishikim të ligjit. Kështu për mos deklarimin e dokumenteve do të do të ketë gjoba nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë.
Ndërsa kur koorporatat nuk paguajnë në kohë detyrimet tatimore dhe shoqërore nuk do të ketë ndëshkim me 10 për qind të këstit plus kamatvonesat, por gjobë me 0.06 për qind të detyrimit plus kamatëvonesën
Rishikim bëhet edhe për akcizën me 1.5 për qind duke u bazuar në të dhënat e INSTAT.
Në taksat kombëtare qëndron pagesa mbi karbonin, me një shtim të gamës së produkteve. Në draftin për TVSH hiqet pagesa për importin në blegtori, por edhe për bletët.


