Administrata s’preket/ Në ‘24-n do të ketë 84.918 të punësuar në shtet. Më shumë staf në gjeohapësirë, antiekstremist dhe start-upe
Qeveria parashikon të ketë pak lëvizje në administratën shtetërore për vitin e ardhshëm. Megjithatë është institute i gjeohapësirës dhe startupet që do të kenë numër të shtuar punonjësish. Po ashtu parashikohet shtimi i agjencive të luftës kundër ekstremizmit dhe ai për mbështetjen e pushtetit vendot
Për vitin 2024 numri i punonjësve në institucionet shtetërore do të mbetet pothuajse i njëjtë, e sipas parshikimit në 84,918 me vetëm 288 punonjës më shumë.
Në projektbuxhetin e ri parashikohet të ketë shtim të së paku 4 sektorëve.
Kështu pas lëshimit të satelitit “Albania 1” dhe “Albania 2|, autoritetet gjeohapësinor do të ketë 73 punonjës me 27 më tepër.
Ndërsa krijohet agjencia e start upeve, ku 10 persona do ndihmojnë bizneset e reja innovative.
Për të mbështetur Pushtetin Vendor do ketë 32 punonjës shtesë dhe për të luftuar ekstremizmit do të ketë agjenci me 8 persona.
Ministria e Bujqësisë do të ketë 101 punonjës më tepër dhe 117 shtohen në sektorin institucionet e tjera qeveritare. Edhe Ministrisë së Financave do t’i shtohen 47 punonjës.
Sa i përket Kryeministrisë, Presidencës, dhe institucioneve të reja të drejtësisë numri i punonjësve do të jetë i njëjtë, ndërsa për Kuvendin parashikohen edhe 16 punonjës të rinj.


