Financimi i bashkive për 2024-ën, Haxhimali: Shumë mirë që është rritur, por nuk është i mjaftueshëm

Drejtori ekzekutiv i institutit për bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për financimin e bashkive për vitin 2024.Haxhimali u shpreh se buxheti për bashkitë për vitin 2024 nuk është i mjaftueshëm.

"Së pari duhet të përshëndesim që shifrat janë në rritje. Tregon që ekonomia ka njëfarë progresi. GDP është rritur, për rrjedhojë edhe buxhetin që qeveria qëndrore jep me anë të formulës atë që quhet transfertë e pakushtëzuar për bashkitë që sipas ligjit është përcaktuar që nuk do jetë më pak se 1% e GDP.

Ky buxhet përfshinë edhe bashkinë dhe 3.7% e kësaj shume shkon për këshillat e qarqeve. 43 funksione e kompetenca kanë ato, me cfarë do ti kryejë pushteti vendor ato?

Me këtë lloj shifre, me këtë lloj shume? Ne themi që është rritur, shumë mirë që është rritur por nuk është e mjaftueshme", tha ndër të tjera Haxhimali.