Komisioni i Ekonomisë, Mete: Parashikojmë ulje të borxhit publik nën nivelin 60%

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete, prezantoi të mërkurën projektbuxhetin e vitit 2024, i cili parashikon dhe një rënie të borxhit nën nivelin 60%.

Në mbledhjen online, ku ishin të pranishëm vetëm deputetët e Partisë Socialiste, Mete nënvizoi se kjo ndodh për herë të parë në vendin tonë dhe e rendit Shqipërinë në vendet me financa solide.

“Pritet të kemi një zbritje të borxhit nën nivelin 60%, çka ndodh për herë të parë që prej vitit 2011 dhe na pozicion në grupin e vendeve me financa publike më të forta”, tha ai.

Mete tha se “projektbuxheti 2024 tejkalon për herë të parë 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara”.

“Sa i përket perspektivës ekonomike, në skenarin tonë bazë për vitin e ardhshëm parashikojmë një rritje ekonomike prej 3.8%, ndërsa parashikojmë një rritje mesatare vjetore prej rreth 4% për periudhën afatmesme në vijim”, shtoi Mete.

Ai kujtoi se Shqipëria nuk është më pjesë e listës gri nga MONEYVAL. “Siç jeni në dijeni, së fundmi morëm edhe lajmin e mirë të daljes së Shqipërisë nga lista gri e FATF/MONEYVAL (Taskforcës për Veprim Financiar).

Vendimi vjen si pasojë e progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve. Ky është një vendim me një sërë ndikimesh pozitive, qoftë në aspektin reputacional, ashtu edhe sa i përket perspektivës së zhvillimit ekonomik, klimës së biznesit, investimeve, si edhe lehtësimit të kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit.

Është një lajm inkurajues dhe motivues për ne për të vazhduar më tej forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si edhe për të përmbushur në vazhdim angazhimet e ndërmarra me partnerët ndërkombëtarë”, tha Mete.

Ministri i Ekonomisë duke folur për inflacionin u shpreh se, “ai ka qëndruar në nivele më të ulëta se vendet e rajonit dhe se mesatarja e vendeve të BE-së. Aktualisht, në muajin shtator 2023, inflacioni ka zbritur në nivelin 4.1%, i përgjysmuar krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat buxhetore në raport me PBB për periudhën 2024-2026 parashikohen të rriten në vlerën mesatare prej 27.8% të PBB, nga 27% që kanë rezultuar përgjatë periudhës 2019-2022.

Kjo rritje bazohet kryesisht në përmirësimin e administrimit fiskal, duke zgjeruar bazën e tatimit me synim minimizimin e informalitetit dhe shmangies tatimore”.

Sipas tij, “projektbuxheti vijon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj.

Projektbuxheti parashikon rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore.

Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë”.

Objektiv tjetër i Pr/buxhetit 2024 është dhe indeksimi i pensioneve tha Mete. “Gjithashtu financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë lekë.

Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, duke alokuar rreth 33.4% të shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, bonusin e bebes etj.”.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë tha se në fokus do të jenë dhe investimet publike.

“Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë 5.3% e PBB-së, duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin.

Paketa e investimeve mbështet infrastrukturën kombëtare dhe vendore, për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në rritje të turizmit”.

Ai tha se pritet një rritje e të ardhurave tatimore. “Krahasuar me vitin 2023, të ardhurat tatimore rriten me +0.4 % e PBB-së, ndërkohë që, të ardhurat nga tatimet dhe kontributet programohen të rriten me 47 miliardë lekë.

Rritja e tyre krahasuar me vitin 2023 rezulton +8.25%, ndërkohë që rritja reale ekonomike është programuar në 3.8%.  Programimi i të ardhurave për vitin 2024, ka marrë në konsideratë faktorët kryesorë, përfshirë efektin e pritshëm të rritjes ekonomike të vendit, projeksionin e indeksit të çmimeve, politikat e reja fiskale si dhe efektet e përmirësimit të administrimit tatimor e doganor”, tha ai.

Duke kaluar tek paketa fiskale, Meta tha se “nuk është propozuar vendosja e TVSH-së në sektorin e arsimit, shëndetësisë apo shërbimet financiare, që ka qënë një ndër diskutimet vijuese me FMN.

Një ndër masat kufizuese e cila është gjykuar e nevojshme nga Mistria e Financave dhe Ekonomisë, ka qënë vendosja e kufirit të sipërm të nivelit të indeksimit të akcizës.

Ligji i miratuar në dhjetor 2021, kërkon indeksimin çdo dy vjet të akcizës së mallrave, bazuar në normën kumulative të inflacionit të dy viteve paraardhëse.

Kemi propozuar që në ligj të vendoset kufi maksimal prej 1.5 % për çdo dy vjet për rritjen e akcizës, kjo nisur edhe nga niveli i pazakontë i inflacionit të dy viteve të kaluara.

Nëse nuk do të vendosej ky kufizim, akciza do të duhej të indeksohej me 11.4%, çka do të impaktonte në rritjen e çmimeve”.

“Gjithashtu, propozohet një nismë që lidhet me qasjen dekarbonizuese, në linjë me politikat e gjelbra në Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian parashikon taksimin e importeve drejt vendeve të BE nga shtete që nuk aplikojnë ose aplikojnë një taksë të ulët karboni në tregun e tyre të brendshëm, krahasuar me nivelet e taksimit në vendet e Bashkimit Evropian.

Kufiri miminal i taksës së karbonit mbi qymyrin duhet të jetë të paktën 15.3 lekë/kg, nga 3 lekë që parashikohet në vendin tonë.

Në këto kushte, është e nevojshme që të merren masa për përafrimin e legjislacionit, në mënyrë që të shkojmë drejt nivelit të BE-së, por ngarkesa fiskale të mos jetë e menjëhershme.

Për këto arsye është programuar një rritje e zbutur e taksës e cila do shtrihet në 5 vjet, duke filluar me një rritje prej vetëm 0.5 lek në vitin e parë”, shtoi Mete.

“Paketa ka parashikuar gjithashtu disa masa në funksion të stimulimit të sektorit bujqësor dhe blegtoral.

Janë parashikuar disa përjashtime nga TVSH në importin e gjedhëve, bletëve dhe insekteve që përdoren në bujqësinë bio, me synim nxitjen e rritjes së numrit të krerëve, zgjerimi i sektorit të bletarisë dhe përdorimi i metodave të mbrojtjes së prodhimeve, duke shmangur përdorimin e pesticideve”, nënvizoi ai.

Duke kaluar tek shpenzimet buxhetore, Meta u shpreh se “në projektbuxhetin e vitit 2024 janë parashikuar të shpenzohen 735.9 miliardë lekë ose 30.2% e Produktit të Brendshëm Bruto, me një rritje në vlerë absolute prej 30.4 miliardë lekë krahasuar me planin e rishikuar të vitit 2023.

Siç u përmend, shpenzimet Buxhetore për vitin 2024 mbështesin politikën e rritjes së pagave në administratën publike qëndrore e vendore. Shpenzimet e personelit për vitin 2024 janë programuar në masën 119.7 miliardë lekë ose 4.9% e Produktit të Brendshëm Bruto”.

“Ky projektbuxhet financon një vëllim të konsiderueshëm investimesh publike me 5.3% të PBB, ose 128.5 miliardë lekë, në linjë edhe me strategjitë sektoriale të zhvillimit.

Në këtë fond, përfshihet dhe fondi i rindërtimit nga tërmeti në shumën 7 miliardë lekë.

Në planifikimin e investimeve për vitin 2024, fokusi mbetet financimi i projekteve të investimeve publike në fushën e transportit rrugor, detar, hekurudhor, zhvillimi urban dhe rajonal, ujësjellës kanalizime, trashëgimia kulturore dhe turizmit”, vijoi ai.

Sipas Ministrit të Financave, “shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qëndrore për vitin 2024 parashikohen në masën 63.2 miliardë lekë ose rreth 2.6% të Produktit të Brendshëm Bruto. Në këtë zë është programuar mbështetja me prioritet e politikave të qeverisë si: skema e mbështetjes së fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve nacionale, mirëmbajtja e sistemeve të teknologjisë së informacionit, zhvillimi i turizmit dhe mbështetja për arsimin e sportin”.

“Shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 1.85 miliardë lekë me një rritje të lehtë nga buxheti i rishikuar i vitit 2023. Kjo rritje i dedikohet zbatimit të skemës së garancisë rinore, e cila në bashkëfinancim me Bashkimin Europian, synon të sigurojë një ofertë cilësore punësimi për të rinjtë e moshës 16-29 vjeç, të regjistruar si punëkërkues të papunë.

Shpenzimet e fondeve speciale që përfshin shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 249 miliardë lekë ose 10.2% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2024, parashikohet në masën 178 miliardë lekë ose 7.3% e Produktit të Brendshëm Bruto. Nga fy fond, krahas indeksimit të pensioneve, është parashikuar edhe bonusi i fundvitit, nga të cilët pritet të përfitojnë rreth 717,370 pensionistë”, tha Mete.

“Për sa i përket shpenzimeve të Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ato parashikohen në masën 58 miliardë lekë ose 2.4% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Dhe Fondi për Kompensimin në Vlerë të Pronarëve i cili parashikohet në masën 5 miliardë lekë. Në zërin e Shpenzimeve të tjera sociale do të përmendja: Shpenzimet për pagesën e papunësisë parashikohen në nivelin 800 milionë lekë. Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 26.25 miliardë lekë.

Për ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1.2 miliardë lekë. Për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2.2 miliardë lekë”, tha Mete.

Ai foli dhe për buxhetin vendor. “Shpenzimet për këtë nivel qeverisje për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e vitit 2023. Këto shpenzime për vitin 2024, zënë rreth 3% të PBB-së.

Pjesë e rëndësishme e buxhetit të pushtetit vendor është granti i qeverisjes qëndrore për njësitë vendore në masën 36.5 miliardë lekë. Transferta e pakushtëzuar për vitin 2024 është në masën 24.3 miliardë lekë.

Përtej këtyre niveleve, nën Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2024 është alokuar një fond prej 2.5 miliardë lekë, në portofolin e buxhetit vendor,  si transfertë e kushtëzuar për emergjencat civile, ku nga këto 500 milionë lekë jepen për investime dhe rikonstruksione në funksion të rritjes së sigurisë e digave të ujëmbledhësve”, tha Mete.

Sa i përket mbështetjes së sektorëve prioritarë, ai vuri theksin tek Arsimi, Shëndetësia, Turizmi dhe Mbrojtja.

“Në Arsim, shpenzimet buxhetore parashikohen të rriten në vlerë nominale dhe në raport me Produktin e Brendshëm prej mbi 3% përgjatë periudhës 2024-2026.

Përveç rritjes së pagave të parashikuar për mësuesit në vitin 2024, në këtë sektor do të financohen me përparësi:Ofrimi i një shërbimi arsimor cilësor për nxënësit që ndjekin arsimin parauniversitar duke siguruar ndër të tjera: tekste shkollore falas, bursa apo kuota ushqimore për nxënës me nevoja të veçanta, si dhe transport për nxënës dhe mësues që mësojnë dhe punojnë larg vendbanimit të tyre;

Rritja e fondeve grant për Institucionet e Arsimit të Lartë Publik duke mbështetur ngritjen e infrastrukturës universitare si dhe mbështetjen e studentëve që ndjekin degët në programet prioritare dhe studentëve ekselentë”, tha ai.

“Sektori i Shëndetësisë, gjithashtu do të qëndrojë mbi 3% të PBB mesatarisht për periudhën 2024-2026, ku përveç rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, do të financohen me prioritet edhe: Financimi i shërbimeve shëndetësore parësore e spitalore; Rritja e kosto-efektivitetit të listës së barnave e pajisjeve të rimbursueshme ku për vitin 2024 parashikohet që për trajtimin me recetë rimbursimi të barnave do të përfitojnë rreth 400 mijë pacientë me kosto në total prej 12 miliardë lekë; Financimi i paketave të miratuara të shërbimit spitalor në spitalet publike e jopublike”, u shpreh Mete.

“Në fushën e turizmit synohet diversifikimi i produktit turistik për të arritur një turizëm gjithëvjetor duke promovuar gjerësisht Shqipërinë nëpërmjet: Sigurimit të zhvillimit të qëndrueshëm të zonës bregdetare, ofrimit të shërbimit të pastrimit gjatë sezonit turistik duke e shtrirë këtë shërbim në të gjithë vijën bregdetare për vitin 2024;

Zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve të reja në turizëm, si dhe përmirësimi i imazhit të vendit duke financuar evente të rëndësishme promovuese; Mbështetjen e projekteve të rëndësishme në transport, në vijën bregdetare, por edhe në ndërlidhjen rajonale”, tha Mete.

“Për sektorin e Mbrojtjes për herë të parë arrihet objektivi i lidhur me angazhimet e marra në kuadër të NATO-s duke e çuar buxhetin e mbrojtjes në 2% të Produktit të Brendshëm Bruto në vitin 2024.

Ky buxhet do të financojë me përparësi modernizimin e Forcave të Armatosura në armatime dhe pajisje ushtarake dhe vijimin e rritjes së nivelit të pagave për personelin ushtarak”, vijoi Mete.

“Për të kaluar në elementët e tjerë të projektbuxhetit,Niveli i Fondit Rezervë për vitin 2024, planifikohet në masën 2.5 miliardë lekë, për të përballuar emergjenca dhe ngjarje të paparashikuara me ndikim në buxhetet e ministrive dhe institucioneve qendrore.

Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 2.7% e Produktit të Brendshëm Bruto, duke përfshirë në të dhe një rezervë prej 5.3 miliardë lekë për të mitiguar risqet e mundshme nga luhatjet e normave të interesit dhe kursit të këmbimit”, tha Ministri i Financave.

“Defiçiti buxhetor për vitin 2024 planifikohet në nivelin 2.5% të PBB. Balanca primare, në përputhje me Ligjin Organik të Buxhetit, planifikohet 0.2%, në një përmirësim nga niveli neutral, që pritet në fund të vitit 2023.

Sa më sipër, synojmë konsolidim fiskal, me një borxh publik që pritet të zbresë vitin e ardhshëm, nën nivelin 60%, për herë të parë që prej vitit 2011, çka na pozicion në grupin e vendeve me financa publike më të forta”, përfundoi Mete.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi u shpreh i keqardhur që mbledhja u zhvillua online.

“Do doja të ishte zhvilluar në kushte normale, por për shkak të situatës së krijuar nga disa deputetë u detyruam ta zhvillonim kështu prezantimin e pr/buxhetit 2024. Por do kemi kohë ta diskutojmë gjerësisht këtë projektbuxhet”, tha Shalsi, duke mbyllur dhe mbledhjen.

Fjala e plotë e ministrit Mete në Komisionin e Ekonomisë:

I nderuar kryetar i komisionit,

Të nderuar deputetë,

Së pari shpreh falënderimin për dhënien e mundësisë të prezantimit të projektbuxhetit, edhe pse në kushte të pazakonta.

Projektbuxheti i vitit 2024, për të cilin nisëm prezantimin sot, synon një rritje ekonomike të qëndrueshme, shpërndarje të mirëqënies për qytetarët, mbështetjen e punësimit cilësor, si edhe mbrojtjen e kategorive sociale, duke vijuar në të njëjtën kohë konsolidimin e mëtejshëm fiskal.

Projektbuxheti 2024 tejkalon për herë të parë 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara dhe në të njëjtën kohë projekton uljen e mëtejshme të borxhit publik, pa u shoqëruar nga masa tëndjeshme fiskale.

Ekonomia jonëshfaqet si një nga ekonomitë më rezistente të rajonit,siç e konfirmoi së fundmi edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërkohë që perspektiva ekonomike në vazhdim mbetet pozitive.

Nisur nga kjo ecuri e mirë, ne kemi rishikuar për sipër projeksionet tona për rritjen reale të këtij viti në 3.7%, nga 2.6% që ishte parashikimi fillestar. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, qëkanë rishikuar parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të Shqipërisë nëvitin 2023. 

Sa i përket perspektivës ekonomike, për vitin e ardhshëm parashikojmë një rritje prej 3.8% dhe një rritje mesatare vjetore prej 4% për periudhën afatmesme në vijim.

Edhe agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Standard & Poor’s” rishikoi në rritje perspektivën për Shqipërinë, nga e qëndrueshme në positive, pas gati shtatë vitesh,çka është një tregues i trendit pozitiv të ekonomisë shqiptare.

Siç fundmi, siçjeni në dijeni,morëm edhe lajmin e mirë të daljes së Shqipërisë nga lista gri e FATF/MONEYVAL (Task Forcës për Veprim Financiar), i cili ështëreflektim i zbatimit tërekomandimeve dhe ka një sërë ndikimesh pozitive, qoftë sa i përket klimës së biznesit, investimeve, si edhe lehtësimit të kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit.

Sektorët që kanë udhëhequr rritjen ekonomike kanë qënë turizmi dhe ndërtimi, mbështetur dhe nga rritja e kërkesës së brendshme.

Ekuilibri i jashtëm në terma të llogarisë korrente është përmirësuar, falë turizmit dhe nivelit të lartë të investimeve të huaja direkte. Për gjysmën e parë të vitit, investimet e huaja arritën në rreth 700 milionë euro ose 7.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022. Sa i përket turizmit, të dhënat e fundit për numrin e vizitorëve të huaj për janar-shtator 2023 janë shumë pozitive, me rreth 8.3 milionë vizitorë të huaj, 29% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.   

Ndërkohë, sektori financiar mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid për të mbështetur kreditimin dhe rritjen e mëtejshme ekonomike.

Sa i takon inflacionit, ai ka qëndruar në nivele më të ulëta se vendet e rajonit dhe se mesatarja e vendeve të BE-së. Aktualisht, në muajin shtator, inflacioni ka zbritur në nivelin 4.1%, i përgjysmuar nga një vit më parë.

Të ardhurat buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto për periudhën 2024-2026 parashikohen të jenë mesatarisht 27.8% e PBB.

Projektbuxheti vijon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 tërealizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej900euronë muaj.Projektbuxheti parashikon rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore. Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme në sistemin e pagavekap vlerën 39 miliardë lekë.

Gjithashtu, financohet indeksimi i pensioneve për një shifër totale në dy vitet e fundit prej 25 miliardë lekësh, shifër që do të jetë e qëndrueshme në financimin e indeksimit dhe në vitet në vijim. Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, duke alokuar rreth 33.4% të shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët,etj.

Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë 5.3% e PBB-së, duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin.

Ambicja e qeverisë, e shprehur në projektbuxhet, është që këtë qëndrueshmëri dhe moment pozitiv tëekonomisë ta përkthejmë në mirëqënie për qytetarët, duke synuar të ofrojmë punësim cilësor dhe ndër pagat më të larta në rajon.Gjithashtu, turizmi është një sektor që mbështetet nga projektbuxheti, me synimin që Shqipëria të kthehet në një nga destinacionet kryesore të turizmit në rajon.

Krahasuar me vitin 2023, të ardhurat tatimore programohen të rriten me 47 miliardë lekë, rritje e cila krahasuar me vitin e kaluar rezulton në8.25%.

Buxheti i vitit 2024 shoqërohet me një Paketë Fiskale, e cila synon qëndrueshmëri të legjislacionit dhe politikës fiskale, duke mos ndërmarrë masa të ndjeshme fiskale, por duke vendosur theksin te mirëadministrimi. 

Në këtë aspekt, do të punohet së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar me të cilët kemi dakordësuar të rishikojmë Strategjinë Afatmesme të Mbledhjes së të Ardhurave, me synim që të kemi njëstrategjie sa më koherente, që merr në konsideratë zhvillimet dhe treguesit e fundit makrofiskalë.  

Ju informoj se nuk është propozuar vendosja e TVSH-së në sektorin e arsimit, shëndetësisë apo shërbimet financiare, që ka qënë një ndër diskutimet vijuese me FMN-në.

Një ndër masat kufizuese ,e cila është gjykuar e nevojshme nga Mistria e Financave dhe Ekonomisë, ka qënë vendosja e kufirit të sipërm sa i përket indeksimit të akcizës. Më ligjin e miratuar në dhjetor të vitit 2021, kërkohej indeksimi i akcizës çdo dy vjet bazuar në normën kumulative të inflacionit. Por, duke pasur parasysh nivelin e pazakontëtë inflacionit në dy vitete kaluara, kemivlerësuar qëtë vendoset një kufi maksimal prej 1.5 % për çdo dy vjet në rritjen e akcizës, pasi nëse nuk do të vendosej ky kufizim, akciza do të duhej të indeksohej me 11.4%, çka do të impaktonte në rritjen e çmimeve.

Një nismë tjetër qëpropozohet lidhet me dekarbonizimin, në linjëdhe me politikat e gjelbra në Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian parashikon taksimin e importeve drejt vendeve tëBE nga shtete që nuk aplikojnë ose aplikojnë një taksë të ulët karboni në tregun e tyre të brendshëm, krahasuar me nivelet e taksimit në BE. Pra, nëse nuk taksohet nëtregun e brendshëm, mallrat që do të eksportohen nga vendet e rajonit dhe do të importohen në BE, do të duhet të taksohen me diferencën e nivelit të taksimit. Kufiri miminal i taksës së karbonit mbi qymyrin duhet të jetë të paktën 15.3 lek/kg, nga 3 lekë qëne e kemi aktualisht. Në këto kushte, është e nevojshme të merren masa për përafrimin e legjislacionit, por ngarkesa fiskale të mos jetë e menjëhershme. Prandaj kemi propozuar njëprogramim të rritjes të shtrirë në 5 vite, duke filluar me një rritje prej vetëm 0.5 lek në vitin e parë.

Paketa ka parashikuar gjithashtu një sërë masash sa i përket procedurave tatimore, ku janë vendosur një sërë rregullash për shkëmbimin e informacionit me autoritetet tatimore homologe, në mënyrë që të sigurohet informacion periodik nga kompanitë mëmë të grupeve ndërkombëtare që kanë degë apo filiale që operojnë në Shqipëri, si dhe sqarohen një sërëprocedurash që lidhen me marrëveshjet e eleminimit të taksimit të dyfishtë, që të ketëmirëadministrim në këtë fushë.

Një nga elementët që mund të theksohet ështëstimulimi i sektorit bujqësor dhe blegtoral, ku janë parashikuar disa përjashtime nga TVSH-ja në importin e gjedhëve, bletëve dhe insekteve që përdoren në bujqësinë bio, me synim nxitjen e rritjes së numrit të krerëve, zgjerimine sektorit të bletarisë dhe përdorimine metodave të mbrojtjes së prodhimeve, duke shmangur përdorimin e pesticideve.

Në krahun e Shpenzimeve, në projektbuxhetin e vitit 2024 janë parashikuar të shpenzohen 735.9 miliardë lekë ose 30.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me një rritje në vlerë absolute prej 30.4 miliardë lekë krahasuar me planin e rishikuar të vitit 2023.

Siç u përmend, shpenzimet buxhetore për vitin 2024 mbështesin politikën e rritjes së pagave në administratën publike qëndrore e vendore dhe shpenzimet e personelit, që akomodojnë këtë reformë, për vitin 2024 janë programuar në masën 119.7 miliardë lekë ose 4.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pra, mbi 1 miliardë euro do të shpenzojmë vitin tjetër për shpenzime personeli.

Njëkohësisht, ky projektbuxhet financon një vëllim të konsiderueshëm investimesh publike me 5.3% të PBB, ose 128.5 miliardë lekë, në linjë edhe me strategjitë sektoriale të zhvillimit, ku përfshihet dhe fondi i rindërtimit në shumën 7 miliardë lekë.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes parashikohen në masën 63.2 miliardë lekë,kuprioritae janë: skema e mbështetjes së fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve nacionale, mirëmbajtja e sistemeve të teknologjisë së informacionit, zhvillimi i turizmit dhe mbështetja për arsimin e sportin.

Shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 1.85 miliardë lekë, ku do të fokusohen te SkemaeGarancisë Rinore, e cila në bashkëfinancim me Bashkimin Europian synon të sigurojë një ofertë cilësore punësimi për të rinjtë e moshës 16-29 vjeç, të regjistruar si punëkërkues të papunë.

Shpenzimet e fondeve speciale, që përfshijnë Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën 249 miliardë lekë ose 10.2% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Në Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2024, parashikohet një shpenzim prej 178 miliardë lekë ose 7.3% e Produktit të Brendshëm Bruto dhe, krahas indeksimit të pensioneve, është parashikuar edhe bonusi i fundvitit, nga i cilipritet të përfitojnë rreth 717,370 pensionistë.

Për sa i përket shpenzimeve të Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ato parashikohen në masën 58 miliardë lekë ose 2.4% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Fondi për Kompensimin në Vlerë të Pronarëve parashikohet në masën 5 miliardë lekë.

Në zërin e Shpenzimeve të tjera sociale vlejnë të përmenden:

·        Shpenzimet për pagesën e papunësisë parashikohen në nivelin 800 milionë lekë.

·        Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 26.25 miliardë lekë.

·        Për ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1.2 miliardë lekë.

·        Për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2.2 miliardë lekë.

Sa i përket Buxhetit Vendor, shpenzimet për këtë nivel qeverisje për vitin 2024 janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje të konsiderueshme prej 10.4% në raport me buxhetin e vitit 2023. Këto shpenzime për vitin 2024 zënë 3% të PBB-së, ku një pjesë e rëndësishme është granti i qeverisjes qëndrore në masën 36.5 miliardë lekë.

Gjithashtu, përtej këtyre niveleve, është parashikuar edhe një fond në Ministrinë e Mbrojtjes, por në portofolin e buxhetit vendor, si transfertë e kushtëzuar për emergjencat civile, ku një pjesë e tyre shkon edhe për sigurinë e digave të ujëmbledhësve.

Për të kaluar te sektorët prioritarë:

Në Arsim, shpenzimet buxhetore parashikohen të rriten në vlerë nominale në masën 78 miliardë lekë dhe në raport me Produktin e Brendshëm të qëndrojnë edhe në afatmesëm mbi 3% të PBB-së.

Përveç rritjes së pagave për mësuesit në vitin 2024, në këtë sektor do të financohen me përparësi:

ü Ofrimi i një shërbimi arsimor cilësor për nxënësit që ndjekin arsimin parauniversitar duke siguruar ndër të tjera: tekste shkollore falas, bursa apo kuota ushqimore për nxënës me nevoja të veçanta, si dhe transport për nxënës dhe mësues që mësojnë dhe punojnë larg vendbanimit të tyre;

ü Rritja e fondeve grant për Institucionet e Arsimit të Lartë Publik duke mbështetur ngritjen e infrastrukturës universitare si dhe mbështetjen e studentëve që ndjekin degët në programet prioritare dhe studentëve ekselentë.

Sektori i Shëndetësisëfinancohet rreth 72 miliardë lekë në vitin 2024dhe gjithashtu do të qëndrojë mbi 3% të PBB mesatarisht për periudhën 2024-2026, ku përveç rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, do të financohen me prioritet edhe:

 financimi i shërbimeve shëndetësore parësore e spitalore;

 rritja e kosto-efektivitetit të listës së barnave dhe pajisjeve të rimbursueshme, ku për vitin 2024 parashikohet që trajtimin me recetë rimbursimi të barnave do të përfitojnë rreth 400 mijë pacientë me kosto në total prej 12 miliardë lekë;

Në fushën e turizmit synohetdiversifikimi i produktit turistik për të arritur një turizëm gjithëvjetor duke promovuar gjerësisht Shqipërinë nëpërmjet:

zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve të reja në turizëm, si dhe përmirësimittë imazhit të vendit;

sigurimit të zhvillimit të qëndrueshëm të zonës bregdetare, nëpërmjet ofrimit të shërbimit të pastrimit gjatë gjithë sezonit turistik, duke e shtrirë në të gjithë vijën bregdetare;

mbështetjen e projekteve të rëndësishme në transport, në vijën bregdetare, por edhe në ndërlidhjen rajonale.

Në fushën e kulturëssynohet :

Rritja e aksesit në kulturë, e cila parashikon një rritje të vazhdueshme të numrit dhe cilësisë së aktiviteteve;

Restaurimi dhe mirëmbajtja e trashëgimisë arkitektonike dhe tëpeisazhit;

Ndërtimi dhe rikonstruksioni i një sërë objektesh, ku veçohen restaurimi dhe rehabilitimi i hapësirave në Muzeun e Arteve të Bukura; Ndërtimi i Qendrës Kombëtare Kulturore, e kështu me radhë;

Sektori i bujqësisë financohet në masën 14.2 miliardë lekë, duke synuar:

 Përmirësimin e konkurrueshmërisë së bujqësisë dhe industrisë agro-ushqimore si dhe nxitjen e shumëllojshmërisë së veprimtarive ekonomike në zonat rurale;

Rritjen e numrit të përfituesve nga Skema e Subvencionit të naftës për bujqësinë nga 31.000 përfitues në vitin 2023 në 32.500 përfitues në vitin 2024;

Shtimin e numrit të përfituesve nga masat mbështetëse në bujqësi nga 7.000 përfitues në vitin 2023 në 13.900 përfitues në vitin 2024, me një fond total për këtë të fundit prej 2.1 miliardë lekë;

Në fushën e mbrojtjes sociale, për shtresat në nevojë është planifikuar një fond prej 26.2 miliardë lekë dhe parashikohet të vijojë zbatimi i reformës së programit të përkujdesit social në tre shtyllat kryesore të tij: Ndihma Ekonomike, Aftësia e Kufizuar dhe Shërbimet Sociale. Më konkretisht synohet:

Numri i familjeve dhe individëve në nevojë që pritet të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike parashikohet të jetë mesatarisht 64,000 përfitues;

Nga pagesat e paaftësisë dhe kujdestarisëfinancohen nga projektbuxheti 2024 rreth 161,000 mijë përfitues, me një vlerë prej rreth 18 miliardë lekë.

Vijon mbështetja për përfitimin e shërbimeve sociale të financuara nga fondi social, me njëvlerëprej 320 milionë lekë.

Në fushën e Infrastrukturës dhe Energjisë është planifikuar një buxhet prej 52.7 miliardë lekë ose 2.2% e PPB-së. Prioritetet për periudhën afatmesme do të jenë:

Zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare kombëtare, rehabilitimit tësistemimit të rrugëve kombëtare dhe kalimit në praktikat e mirëmbajtjes së rrugëve bazuar në performancë.

Zgjerimi i aksesit dhe cilësisë së shërbimit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve përmes një portofoli të investimeve publike, si edhe përmirësimit të menaxhimit të shoqërive aksionere të ujësjellës kanalizimeve.

Rikonstruksioni i Linjës Hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i linjës së re Tiranë-Rinas. Në vitin 2024 starton projekti i ndërtimit të linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, me financim të huaj.

Per fushën e drejtësisë alokohen në projektbuxhetin e vitit 2024 fonde në masën 14.7 miliardë lekë duke pasur në funksion përparësi kryesore qëlidhen me reformën në drejtësi.

Në fushën e rendit dhe sigurisë publike është planifikuar për vitin 2024 një buxhet prej 25.9 miliardë lekë.

Për sektorin e Mbrojtjes, për herë të parë arrihet objektivi lidhur me angazhimet e marra në kuadër të NATO-s duke e çuar buxhetin e mbrojtjes në 2% të Produktit të Brendshëm Bruto në vitin 2024. Ky buxhet do të financojë modernizimin e Forcave të Armatosura, pajisje ushtarake dhe vijimin e rritjes së nivelit të pagave për personelin ushtarak.

Për të kaluar në elementët e tjerë të projektbuxhetit,

Niveli i Fondit Rezervëpër vitin 2024 planifikohet në masën 2.5 miliardë lekë, për të përballuar emergjenca të mundshme apo ngjarje të paparashikuara.

Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 2.7% e Produktit të Brendshëm Bruto, duke përfshirë edhe një rezervë prej 5.3 miliardë lekë kontigjence për të mitiguar risqet e mundshme nga luhatjet e normave të interesit.

Defiçiti buxhetor për vitin 2024 planifikohet në nivelin 2.5% të PBB. Balanca primare, në raport edhe me rregullin e ri fiskalnëLigjin Organik të Buxhetit, parashikohet 0.2%, me një përmirësim nga niveli neutralqë pritet në fund të vitit 2023.

Duke ndjekur këto rregulla fiskalë, pritet që të kemi një zbritje të borxhit në vitin e ardhshëm nën nivelin 60%, çka ndodh për herë të parë që prej vitit 2011. Kjo na pozicion ne në grupin e vendeve me financa publike më të forta.

Në përmbyllje, ritheksoj se projektbuxheti 2024 i përgjigjet fazës së re të zhvillimit të ekonomisë, duke mbështetur më tej rritjen ekonomike dhe,në të njëjtën kohë vijon,konsolidimin fiskal dhe forcimin e financave publike, duke financuar ndjeshëm reformën e rritjes së pagave.