Projektbuxheti 2024, Ministria: Mbështetje punësimit në Bujqësi, subvencione dhe naftë pa taksa

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se, projektbuxheti i vitit 2024 mbështet rritjen e të punësuarve në sektorin e bujqësisë dhe numrin e përfituesve nga subvencionet dhe nafta pa taksa në bujqësi.

Gjithashtu, në fokus të projektbuxhetit të vitit 2024, janë përcaktuar prioritetet edhe tetë shtylla kryesore të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Sipas MBZHR-së, prioritetet e sektorit të bujqësisë, për periudhën afatmesme 2024-2026, janë:

Garantimi i sigurisë ushqimore, shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, dhe shëndetit të bimëve përmes adoptimit të standardeve përkatëse të BE-së në kuadrin normativ vendas

Konsolidimi i pronësisë mbi tokën bujqësore, administrimi i qëndrueshëm, ruajtja e saj nga dëmtimi, gërryerja, shpërdorimi dhe faktorë të tjerë

Nxitja e tregut të tokës dhe konsolidimi i fermës bujqësore duke rritur sipërfaqen dhe nxitur kooperimin;

Mbështetje për agroindustrinë;

Mbështetje për tregjet dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe blegtorale;

Administrimi i sistemit të ujitjes nëpërmjet kujdesit, sigurimit dhe administrimit të qëndrueshëm të sistemit të ujitjes dhe shmangia e përmbytjeve

Mbështetje financiare dhe asistencë teknike për fermerët.

Zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të peshkimit dhe akuakulturës, shfrytëzimin e përgjegjshëm të burimeve peshkore dhe kapaciteteve të flotës së peshkimit si dhe ngritjen e një sistemi kontrolli dhe inspektimi për peshkimin në det, në tokë dhe në të gjithë zinxhirin e tregut.