BSH rrit në 3.25% normën bazë të interesit, Sejko: Shkak rritja e çmimeve të produkteve të shportës
Banka e Shqipërisë ka rritur me 0.25% normën bazë të interesit për lekun duke e çuar atë në 3.25 %.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencë për shtyp argumentoi vendimmarrjen me faktin se kriza e çmimeve vijon të ndihet e fortë.
Banka e Shqipërisë parashikon se me rritjen e sotme, inflacioni do të kthehet në objektivin 3% brenda gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm.
“Banka e Shqipërisë ka rritur me 0.25% normën bazë të interesit për lekun duke e çuar atë në 3.25 për qind".
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko e argumentoi vendimmarrjen me faktin se kriza e çmimeve vijon të ndihet e fortë.
Banka e Shqipërisë parashikon se me rritjen e sotme, inflacioni do të kthehet në objektivin 3% brenda gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm”, deklaroi Gent Sejko.
