Bojkoti në Kuvend, Bushkolaj: Opozita nuk ka rrugë tjetër, deputetët e parlamentit nuk përfaqësojnë strukturën elektorale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2023, 21:29
Gazetari, Elkier Bushkolaj ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për bojkotin e opozitës në Kuvend. Bushkolaj u shpreh se opozita nuk ka rrugë tjetër dhe se deputetët e parlamentit nuk e përfaqësojnë strukturën elektorale të të dyja forca politike.
"Absolutisht opozita nuk ka asnjë rrugë tjetër. Ai parlament, deputetët nuk e përfaqësojnë strukturën elektorale të të dyja forcave politike.
Mazhoranca në fund të ditës është kthyer si partia Socialiste dhe për ironi të fatit përdor përjashtimin në raport me parlamentin, ndërkohë që për të inkriminuarit e saj përdoret largimi me vetëdorëheqje.
Ky është një standart i dyfishtë që po e përdor", tha ndër të tjera Bushkolaj.
