"E kam falur" Sinaj: Me Nallbatin kishim marrëdhënie normale, me tha se kisha me ty, por me kartën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2023, 13:25
Në një prononcim për gazetarët, deputeti socialist Vullnet Sinaj u shpreh se ka pasur një marrëdhënie të mirë me Gledion Nallbantin.
Ai shtoi se përshëndetej me të, ndërsa theksoi se vetë deputeti Nallbati i tha se e kishte me kartën dhe jo me të konkretisht.
Sinaj: Ishte një incident i sajuar nga Sali Berisha për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare. Nuk ishte personale. Nuk kam gjë me të. Unë personalisht nuk do të bëj denoncim, por do të jem pjesë e Grupi parlamentar të Partisë Socialiste.
Jashtë seancës i thash pse e bëri atë veprim sepse kisha marrëdhënie normale, si me çdo deputet tjetër. Përshëndeteshin në rrugë edhe kaq. Nuk e kuptova se ç’pati. Ai më tha se e kishte me kartën, nuk e kisha me ty.
