Dhuna e djeshme në Kuvend, mazhoranca me kërkesë për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës

Pas seancës plot tensione dhe përplasje fizike, deputetët socialistë kanë nisur të firmosin kërkesën për përjashtimin nga punimet e Kuvendit të 7 kolegëve opozitarë, që sipas tyre, janë përgjegjësit për kaosin të krijuar.

Konkretisht bëhet fjalë për Flamur Nokën, Gazmend Bardhin, Gledion Nallbatin, Edi Paloka, Albana Vokshin, Lefter Gështenjën dhe Saimir Korreshin.