Berisha pas mbledhjet me deputetët e PD-së: PS-së i them mos na provokoni, dje nuk pati dhunë se unë isha aty, nuk e goditi
Sali Berisha ka folur për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së zhvilluar me Gazment Bardhin dhe deputetët e opozitës do të vijojnë betejën ndaj pozitës, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve të PS që të mos i provokojnë teksa opozita proteston në Kuvend.
Berisha: Diskutuam si t’i përgjigjemi dhëmb për dhëmb përpjekjeve të Ramës për vazhdimin e mohimit të të drejtave të deputetëve në Kuvend. Dënoj çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në Kuvend, u kërkoj deputetëve të PS në Kuvend që të mos marrin rolin e provokatorit. Respektoni protestën. Mos ndodhë si dje, që ne protestonim dhe ata zhurmonin. Dje nuk pati dhunë se unë isha aty, nuk e goditi.
Vendim i urdhëruar nga Rama, do marrë përgjigje çdo vendim i tyre që nuk përfill protestën e drejtë të deputetëve. Ju ftoj të jeni aty në 15:30.
