Konferenca për votën e Diasporës, Celibashi: Mos e ndryshoni ligjin në gjashtë muajt e fundit

Mazhoranca dhe opozita në deklaratat për mediat bien dakord për rregullimin me ligj të votës së emigrantëve, por në praktik procesi ka mbetur pezull.

Në tryezën e organizuar mbi diasporën edhe një herë kryetari i KQZ kërkoi nga partitë veprimin në kohë mbi ndryshimin e kodit zgjedhor dhe për të mos bërë rishikime në gjashtë muajt para votimeve

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi apeloi deputetët të mos vendosin në minutat e fundit për ndryshimet në kodin penal.

Duke u nisur nga e shkuara, në takimin për lejimin e votimit të emigrantëve ai u kujtoi palëve kohën që duhet për procedurat administrative 

"KQZ nuk mundëson dot gjë 6 muaj para zgjedhjeve", tha Celibashi.

Në tryeze mazhorancë dhe opozitë treguan gatishmëri, por në argumente treguan se nuk do ta votojnë shpejt

Gjykata Kushtetuese dha vendimin në dhjetor të vitit 2022 kërkoi nga kuvendi ndryshimin e kodit elektorarl brenda Janar të vitit 2024-ës ku të sigurohet vota e emigrantëve.