Ia plasi me grusht deputetit të PS në sallë, "pendohet" Nallbati: Incidenti nuk na nderon

Deputeti demokrat Bledion Nallbati, i cili u konfliktua dje fizikisht me deputetin socialist Vullnet Sina, ka komentuar sot incidentin e dhunshëm në Kuvend.

Ai tha për mediat se Shqipëria ka halle edhe më të mëdha se sa incidenti i djeshëm.

“Unë mendoj se Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendjen e medias. Nuk mjafton që Shqipëria të merret me një incident që nuk nderon askënd.”, tha ai.