Shabani: E papranueshme që mazhoranca përdor shumicën që ka për të bllokuar komisionet hetimore

Endri Shabani nga Nisma Thurje ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për bojkotin e opozitës në Kuvend. Shabani u shpreh se është e papranueshme që mazhoranca të përdori shumicën që ka për të bllokuar komisionet hetimore.

"Unë e shoh pak më komplekse situatën. Komisionet hetimore janë të domosdoshme, është e papranueshme që mazhoranca të përdori shumicën që ka për të bllokuar komisionet hetimore.

Në këtë pikë ata nuk duan vetëm që të mos i ekspozohet korrupsioni që ata bëjnë, por as nuk duan të mbyllin shtigjet pra duan të vazhdojnë të vjedhin njësoj.

Komisonet hetimore nuk duhet të zëvendësojnë punën e SPAK-ut. Në lidhje me komisionet hetimore, unë mendoj që është e papranueshmë që mazhoranca e pengon opozitën për ti ngritur dhe e dyta kjo ndodh vetëm për shkak të sistemit zgjedhor që kemi", tha ndër të tjera Shabani.