VIDEO/ KAOS TE LIGJET/ “30 minuta për mbledhje”, Korreshi s'e mban gojën: Çfarë m.. komisioni jeni ju. Bushka e ndërpret

Komisioni i Ligjeve është përfshirë në debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Shkak është bërë deklarata e ligjvënësit demokrat Saimir Koreshi, i cili u ankua për njoftimin e sekretarisë së komisionit për mbledhje, vetëm 40 minuta para se mbledhjes.

“Çfarë mut komisioni drejtoni ju? Si mundet të na vini në dijeni vetëm 40 minuta para mbledhje”, tha Korreshi.

Deputetet e opozitës akuzuan kryetaren socialiste të Komisionit, Klotilda Bushka se ka shkelur Rregulloren me përjashtimin e deputetëve.

Për këtë arsye, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mbledhjes së Komisionit, duke mos lejuar përfaqësuesit e Qeverisë që të flasin dhe as deputetët e Partisë Socialiste.

Deputeti i PD Bledjon Nallbati, i cili qëlloi me grusht një ditë më parë në seancë me deputetin e PS Vullnet Sinaj, ka debatuar me kryetaren e Komisionit, Klotilda Bushka.

Kjo e fundit i është drejtuar duke i thënë që për t’i dhënë fjalën, duhet të kërkojë falje për dhunën në Parlament. Pas këtij momenti ka nisur dhe debati, ç’ka ka sjellë më pas dhe ndërprerjen e mbledhjes.

Pjesë nga debati:

Korreshi: Si mundet të shkelësh Kushtetutën dhe të njofton 12 minuta para, nuk më vjen as materiali. Le që Byronë, a jemi një m*t komisioni ligjesh apo çfarë jemi?

Bushka: Kujdes etikën, ta ndërpres fjalën se nuk është çështje procedure.

Korreshi: Fare, do flas…

Bushka: Mendova se do kërkoni falje që një koleg deputet godet me grusht një deputet në Kuvend…

Nallbati: Më jep pak fjalën zonjë

Bushka: Jo nuk ua jap nëse nuk kërkoni falje për aktin që bëtë

Nallbati: O ti zonjë me jep çik fjalën se fole për mua

Bushka: Ndërpritet seanca