Vokshi: U provokuam në Kuvend me një skenar të përgatitur, pa hyrë ne në sallë u vendos Garda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2023, 21:29
Në “Drejt” nga Luan Rama në ora News, deputetja demokrate Albana Vokshi u shpreh se opozita u provokua sot në kuvend nga ana e mazhorancës.
Vokshi: Ne menduam se nuk do të na linte garda. I gjithë skenari ishte i provokuar se edhe dyert ishin të bllokuara. sapo u fut kryetarja e parlamenti u vendos Garda, duke provokuar. Filloi seanca e kuvendit e pranishme ne Gardën e Parlamentit sepse ajo thirret në momente konflikti.
Pse duhet të ishte garda e pranishme aty? Të gjithë ne aty ishim të kërcënuar dhe të shantazhuar me Gardën. Kryetarja e kuvendit nuk na dha fjalën për procedurë, para se të nisnim diskutimit. Ishin provokimet që çuan më pas në konflikt.
