Kuvendi “debaton” me dhunë, seancë e tensionuar me bllokim dhe grushte, opozita në “luftë”
Deputetët nisëm duke hyrë në sallën e kuvendit për seancën e së hënës 30 minuta para orës 17:00, kur edhe seanca duhej të fillonte.
Opozita në sallë si rrallëherë u përball me një realitet tjetër, disa punonjës të gardës si kurrë më parë qëndronin në gatishmëri për t’i paraprirë një skenari të bllokimit të seancës.
Sapo Lindita Nikolla deklaroi seancën e hapur, opozitarët protestuan.
Fjalën e parë e mori deputeti socialist Vullnet Sina.
Pranë tij duke protestuar u ofruan Gazmend Bardhi, Flamur Noka e Bledion Nallbati.
Ky i fundit u përlesh fizikisht me Sinën, në një akt që çoi në tensionimin e situatës, dhe që detyroj Nikollën që të ndërpresë seancën.
Pas rinisjes, u lajmërua përjashtimi i deputetit Bledion Nallbati, ndërsa flamur Noka dhe Gazmend Bardhi u kujdesën që me metoda të ndryshme të mos lejojnë socialistët që të flasin.
Seanca u ndërpre për herë të dytë.
Kur deputetët u rikthyen në sallë, tensioni vijon, ndërsa në kushtet e pamundësisë së zhvillimit të një seancë normale, Lindita Nikolla i dha fund.
Vullnet Sina dhe Bledion Nallbati, duket se nuk i mbyllën sherret brenda seancës pasi edhe jashtë parlamentit përplasja e tyre vijoj.
Të hënën e tensionit në parlament u vu re mungesa e kryeministrit Edi Rama, dhe Lulzim Bashës e 10 deputetëve demokratë që atë e mbështesin.
Opozita paralajmëroi se nuk do të ketë seanca normale pa u kthyer pluralizmi në kuvend.
