Çuçi: Sot ishim dëshmitarë të skenave të papranueshme, Kuvendi do vijojë punën normalisht

Kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi deklaroi se sot ishim dëshmitarë të skenave të papranueshme, Kuvendi do vijojë punën normalisht, tha ai.

Bledi Çuçi: Një skenë aspak e pranueshme qoftë edhe për një vend si Shqipëria që ka pasur një fazë tranzicioni të gjatë por tani po konsolidohemi çdo ditë.

E patë se çfarë skenari kishin përgatitur kolegët e opozitës dhe e them me bindje se ishte skenar. Ishte seanca që shprehim të gjittë shqetësimet që marrim nga java e gjelbër.

Asnjë deputet opozitarë nuk ishte regjistruar për të folur dhe kishin përgatitur skenarin. Për të prishur në çdo formë seancat solemne. Kjo gjë nuk do të ndodhi.

Do vazhdojmë të merremi me të gjitha projektet që sigurisht janë në të mirën e avancimit të Shqipërisë drejt BE-së.

Nuk e kemi detyrimin që të votojmë amendimet e opozitës. Ndodh kur atëherë amendimet janë të vlefshme.