"Berisha”, pse heshtin Rama dhe Basha? Bardhi befason: Basha hesht i detyruar, koha do e provojë këtë

"Berisha”, pse heshtin Rama dhe Basha? Bardhi befason: Basha hesht i
Megjithë gjendjen e luftës mes kampit Berisha dhe SPAK-ut, Gazment Bardhi po përpiqet të mbajë një ekuilibër të vështirë.

“Kur i qendron parimit dhe nuk e lidh çëdhrjen me individë, është e lehtë për të ruajtur balancat dhe për të patur qendrim korrekt poltik për çështjet që lidhen me drejtësinë.

Institucionet e drejtësisë duhet të udhëhiqen nga Kushtetuta dhe vetëm kështu forcohet besimi ndaj punës së tyre ”- tha kreu i grupit parlamentar në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”.

Por ndryshe nga Gazment Bardhi, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë heshtur për aktakuzën e ngritur ndaj ish kryeministrit. Ky qendrim i heshtur i tyre, sipas zotit Bardhi, ka shpjegimet e veta.

Dhe deklaratat e tij ishin befasuese në adresë të Lulzim Bashës. Në intervistën me gazetaren Elona Meço, zoti Bardhi tha se “Lulzim Basha hesht i detyruar” dhe se institucionet e drejtësisë do të duhet te zbardhin arsyet e kësaj heshtje.

PJESË NGA EMISIONI “PA CENSURË”

Elona Meço: Jua ka vrarë veshin heshtja në dy kampet politike, njëri është kampi i kryeministrit, që kërkonte me insistim nga SPAK një vit e gjysëm më parë të çonte para drejtësisë Berishën dhe Metën.

Tjetri është kampi i zotit Basha, i cili i kërkonte SPAK-ut të ndëshkonte politikanët e korruptuar, por për këtë çështje nuk ka mbajtur asnjë qendrim. Pse mendoni që po veprojnë kështu?

Gazment Bardhi: Mendoj se, përsa kohë zoti Berisha është një nga faktorët më të rëndësishëm në opozitë, çdo veprim i drejtësisë ndaj tij, do të duhet të marrë vëmendjen e faktorëve të tjerë politikë, përfshirë këtu kryeministrin.

Pra do të duhet të ketë një qendrim të tij dhe të zotit Basha, pasi zoti Basha ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i zotit Berisha prej vitit 2005. E kam një shpjegim pse heshtin, por besoj që për opinionin publik shpjegimi do të zbulohet në vijimësi.

Elona Meço: Pse ky mister kaq i madh?

Gazment Bardhi: Sepse nuk është çështje e imja. Ju do të shikoni që keni për të zbuluar arsyen përse disa janë te detyrar të heshtin për çëshrje të caktuara.

Elona Meço: Janë të detyruar? S’po e bëjnë për strategji komunikimi?

Gazment Bardhi: Po, janë të detyruar. Janë të detyruar të heshtin për çështje të caktuara

Elona Meço: Këta “disa” janë edhe Rama, edhe Basha apo vetëm njëri nga këta të dy?

Gazment Bardhi: Zoti Rama ka një mal me çështje që do të duhet të hetohen në SPAK, por për çështjen konkrete, zoti Basha eshtë i deryruar të heshtë.

Elona Meço: Sa do të duhet të lresim për këtë, pasi qenka shumë interesante.

Gazment Bardhi: Do të duhet të presim që i stotucionet të bëjnë punën e tyre.

Elona Meço: Institucionet e drejtësisë?

Gazment Bardhi: Patjetër që institucionet e drejtësisë.