Seanca e 30 tetorit, Korreshi: Mazhorancë që di të vjedhë, por nuk di të numërojë! Ne do jemi në Kuvend
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka reaguar lidhur me seancën që do të zhvillohet të hënën, më 30 tetor, seancë kjo e cila u shty nga java e parë, pas bllokimit të faltores nga opozita.
Në një reagim në "Facebook", Korreshi shkruan se mazhoranca i tremben opozitës prandaj dhe sipas tij përjashtoi deputetët.
Por me ironi ai thotë se mazhoranca nuk di t’i bëjë llogarit mirë, pasi përjashtimi për 10 ditë i deputetëve, përfundon në datë 29, dhe se ata do të jenë prezent në këtë seancë.
"Mazhorancë që di të vjedhë, por nuk di të numërojë.
I tremben opozitës prandaj dhe na përjashtojnë dhe kur nuk u dalin llogaritë, nuk zbatojnë as vendimet e tyre.
Përjashtimi 10 ditë i deputetëve ka hyrë në fuqi më 20.10.2023 dhe me logjikë normale përfundon në datën 29.10.2023… 20, 21, 22, 23, 24, 25,26, 27, 28, 29= 10 ditë.
Ky është turpi i dytë pas atij të përjashtimit të 23 deputetëve.
"7×7 = 42" - Paska qenë sëmundje ngjitëse!", thekson deputeti demokrat Saimir Koreshi.



