Rama inspektime në Gjirokastër, kryeministri mbikqyr punimet në Sheshin e Çerçizit dhe Pallatin e Sportit
Gjatë qëndrimit në jug të vendit, Kryeministri Edi Rama inspektoi investimet që po kryhen qytetin e Gjirokastrës.
Ndalesat e tij ishin në pallatin e sportit dhe sheshin e çerçizit, ku dha dhe idetë e tij.
Kryeministri Edi Rama e kaloi këtë të premte në qytetin e Gjirokastrës, ku përpos pjesëmarrjes në inagurimin e Sheshit të Derviçanit, inspektoi dhe projektet e reja të qytetit.
Në kantierin e sheshit të Çerçizit, projekt ky që ka nisur prej më shumë se një viti, Kryeministri dha dhe idetë e tij.
I shoqëruar nga ministrja Mirela Kumbaro, njëherazi dhe drejtuese e qarkut të Gjirokastrës, Rama i la porositë projektuesve.
Ndalesa tjetër ishte në pallatin e sportit të qytetit. Edhe atje nuk munguan idetë e kreut të qeverisë.
Këto projekte të reja sipas kryeministrit, janë jo vetëm në interes të qytetarëve por edhe një investim për të tërhequr turistët vendas dhe të huaj.
